Merret vendimi për ata që agjërojnë dhe që punojnē në punë të shtetit

Merret vendimi për ata që agjërojnë dhe që punojnē në punë të shtetit

  07 May 2019

Osman Vishaj kryetar i Komisionin Rregulltativ të Prokurimit Publik ka vendosur që t’i shpërblejë të gjithë punëtorët e këtij institucioni për muajin e Ramazanit, raporton Gazeta Express.

Përmes një emaili të cilin e ka dërguar te punonjësit, nga zyra e Vishajt kanë shkruar se është marrë vendim se të gjithë punëtorët që agjërojnë të fillojnë punën një orë më herët ndërkaq nga aty të dalin një orë më herët.

Sipas vendimit, punëtorët që agjërojnë do të fillojnë punën në ora 09:00, ndërkaq, do ta përfundojnë në ora 15:00.

“Për të tjerët orari i punës mbetet siç ka qenë”, shkruhet në email.

KRPP është institucioni i parë ku është marrë ky vendim.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.