fbpx

Merret ne pyetje publikuesi i videos ku protagonist ishin Besa Domi dhe Milaim Zeka

  21 Oct 2017

Sot Policia e Kosoves me urdher te Vehbi Kajtazit me mbajti per rreth dy ore e gjysme ne interviste ne stacionin numer 2 ne Prishtine.

Qëllimi i kësaj thirrje ishte sipas tyre publikimi i paautorizuar i materialeve te ndjeshme private.

Drenica Sot ka shperndare dite me pare nje audioinqizim te publikuar ne nje faqe ne facebook ku protagoniste ishin Milaim Zeka dhe Besa Domi, zedhenese e EULEX-it ku akuzonte Vehbi Kajtazin per lidhje me kriminel si dhe per shperlarje truri.

Milaim Zeka akuzonte Fadil Syleviqin, zyrtar i larte policor per dhenie te informacioneve zyrtare jashtligjshem gazetarit Kajtazi rrjedhimisht kishte direkt lidhje kriminale.

Policia e Kosoves duhet te hetoje Besa Domin dhe Milaim Zeken per pergjim dhe jo mua qe perfaqesoje nje medium te caktuar.

Vehbi Kajtazi ben te merret me jeten personale te kujtdo qofte ai, kurse askush tjeter jo.

Presioni nepermjet Policise se Kosoves si dhe prokurorit i cili nga cilesia e deshmitarit me mori ne pytje ne cilesine e te dyshuarit per kete veper eshte asgje tjeter perveç se tendence e mosraportimit te drejt si dhe stopim i fjales se lire.

Ate publikim qe e kane bere ne rrjetin social facebook e kane marr edhe portale tjera por qe per çudi vetem une jam i thirrur edhe ate ne cilesin e te dyshuarit.

Ftojm Policine e Kosoves qe te veproje ne baze te ligjit pa standarde te dyfishta.

Kosova ka nevoje emergjente per reforma ne sistemin e drejtesise
Njerzit si Sali Mekaj dhe Syle Hoxha , protagonist te klanit pronto bejn drejtesi ne Kosove.