Mendoi se po e tradhtonte, këngëtarja shqiptare e rreh të dashurin

  16 Dec 2017

Era Rusi është ndër këngëtaret më të dashura shqiptare, aktive me videoklipe, koncerte ndërsa së fundmi po konkurron edhe në spektaklin “C’est la vie”. Era ishte e ftuar sot në “Thumb” ku si në çdo intervistë të saj nuk ka munguar humori i cili e karakterizon atë.

Era Rusi është ndër këngëtaret më të dashura shqiptare, aktive me videoklipe, koncerte ndërsa së fundmi po konkurron edhe në spektaklin “C’est la vie”. Era ishte e ftuar sot në “Thumb” ku si në çdo intervistë të saj nuk ka munguar humori i cili e karakterizon atë.

“Personi në fjalë nuk më kishte dhënë kurrë shkas për xhelozi. Ishim në një lokal. Unë e kam zakon që rri gjithmonë me kurriz sepse njerëzit të vendosin ndonjëherë në siklet kur të shohin, sikur të numërojnë kafshatat. Personi ishte përpara meje, por ishte fiksuar me diçka prapa meje. ‘Ça po shikon’, e pyeta. ‘Asgjë’, tha. Pastaj kërkoi të ikte në tualet, por u vonua shumë. ‘Ore s’e ka zënë prostata këtë’, thashë me vete”, tregoi Era Rusi me humor.

“Nuk shkova vetë, çova një shok. Vjen shoku dhe më thotë që nuk ishte në tualet. Ndërkohë një vajzë shikonte nga tavolina jonë dhe kur u ktheva nuk ishte aty. Aty thashë do e marr vetë situatën në dorë. Shkoj në tualet, nuk ishte aty. Kur dal nga tualeti, vjen nusja e këtij shokut tim që çova në fillim dhe më thotë ‘Hajde se erdhi në tavolinë’. Thashë me vete po ky nga erdhi. Ai u betua që kishte dalë jashtë për të blerë cigare. Kaq mund të them”, përfundoi Era por e pyetur nëse ka bërë ndonjë skenë më pas këngëtarja u përgjigj: “E kam rrahur. E meritonte”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.