fbpx

Mediat serbe: Ja pse Surinami tërhoqi njohjen e Pavarësisë së Kosovës

  01 Nov 2017

Diplomacia serbe festoi si një sukses të madh vendimin e Surinames për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Diplomatë serb dhe të huaj thonë se ka një lloj përfitimi për këtë vendim nga ana e Serbisë.Çfarë, në të vërtetë, është përfitimi konkret për Serbinë i një vendi kaq të panjohur?

Sipas diplomatëve serb përfitimi është vetëm nëse Serbia është e gatshme të luftojë për një kohë të gjatë tek të gjitha shtetet tjera që e kanë njohur për ti bindur ato ta zhbëjnë vendimin e njohjes.

Diplomati serb Sreçko Gjukiç thotë se vendimi i Surinames vjen nga Moska! shkruan B92, transmeton Indeksonline.

 

“Në fakt, kur ky shënim është dërguar në misionin tonë në Nju Jork, kreu i diplomacisë së Surinames para këtij vendimi ishte në një vizitë në Moskë”, tha ish-ambasadori i Serbisë, Srecko Djukic.Dhe çfarë thotë ligji publik ndërkombëtar?

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se shtetet që e kanë njohur Kosovën nuk mund të tërheqin njohjet e tyre dhe nëse ndodh një gjë e tillë shtetësia e Kosovës mbetet e pa lëkundur.

Megjithatë i mjegullt mbetet gëzimi në diplomacinë serbe sepse as ata vet nuk e dinë nëse është tërhequr njohja nga shteti i Surinames apo jo.