Barcelona ka gjetur një prej përforcimeve të mëdha të afatit kalimtar në kampionatin spanjoll.
Barcelona do të synojë një prej transferimeve më mëdha në merkaton e verës, dhe bëhet fjal për përforcim nga La Liga spanjolle, përcjell Gazeta Blic
“Mundo Deportivo” raporton se katalanasit janë të gatshëm të bëjnë lëvizje për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, dhe për të janë gati të ofrojnë 100 milionë euro.
Sulmuesi francez duket se është i joshur nga ky interesim i blaugranëve, por klubi ende nuk ka bërë një lëvizje konkrete për 26-vjeçarin.
Verën e kaluar Manchester Unitedi kishte interesim serioz në shërbimet e tij, mirëpo sulmuesi vendosi të qëndrojë në “Wanda Metropolitano”.
Kujtojmë se Griezmann ka kontratë e cila e mban atë te Atletico deri në 30 qershor të vitit 2022.