fbpx

Media serbe ironizon me njohjet e Kosovës, pyetja që vlen miliona dollarësh

  29 Nov 2017

Sa shtete më të vërtetë kanë njohur pavarësinë e Kosovës? Me këtë pyetje e nis raportin i medies serbe, Blic, për njohjet e Kosovës, pasi pala serbe po deklaron se një shtet e ka ç’njohur Kosovës, ndërsa disa të tjera janë në proces për ç’njohje.

Pala kosovare deklaroi se ç’njohja e Kosovës nga Surinami dhe Guinea-Bissau, ishte propagandë me dokumente të falsifikuara të Serbisë, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë, transmeton lajmi.net.

Më pas, media në fjalë thotë se pyetja, sa shtete më të vërtetë kanë njohur Kosovës, vlen miliona dollarë, pasi Kosova në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka të renditura 114 shtete që mbështesin sovranitetin e vendit. Ndërsa, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka përhapur propagandë në Serbi se Kosova po manipulon me numrin e njohjeve, duke thënë se lista e njohjeve është me e vogël se 100 shtete.

Megjithëkëtë, javën e kaluar Kosovën e njohur edhe një shtet i ri, Meagaskari, duke u radhitur në ranglistën prej 115 shteteve që përkrahin pavarësinë e vendit.

Por, për Serbinë do të vazhdojnë të mbeten mister njohjet e Kosovës, sikurse është e papranueshme që Kosova është e pavarur.