Me vetëm një votë kundër prishet i gjithë koalicioni PANA, shkak zgjedhjet lokale?!

PDK, AAK, AKR dhe NISMA, parti të cilat udhëheqin me qeverinë e Kosovës, kanë pasur një rivalitet ndërmjet vete në shumë komuna në zgjedhjet e fundit lokale.
E ky rivalitet sipas deputetit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, do të mund të qojë në prishje të koalicionit për shkak, se sipas tij, vetëm një votë nevojitet për një gjë të tillë.

Edhe për njohësin e çështjeve politike, Mazllum Baraliu ky koalicion mund prodhojë edhe lëkundje të partneritetit të tyre në qeverisjen qendrore.

Por ndryshe po thotë Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën.
Ajo për Tribuna Channel u shpreh se partnerët qeverisës nuk duhet të përfshijnë rivalitetin e zgjedhjeve lokale, me partneritetin qeverisës, duke shtuar se një lëkundje e bashkëpunimit nuk është e mundur.

Edhe Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po shprehet i bindur se koalicioni do të vazhdojë të funksionojë siç është më së miri.
Isufi shtoi se me vetë faktin që për prishjen e qeverisë nevojitet vetëm një votë, atëherë partnerët e koalicionit po punojnë intensivisht në të mirën e vendit

Partitë të cilat janë në udhëheqje të vendit i kanë vetëm 60 vota në Kuvendin e Kosovës, kjo për shkak se në momentin e marrjes së postit të Ministrit nga ana e Behgjet Pacollit, vendin e tij e ka zënë një deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për shkak se kjo parti ishte në koalicion me partinë e Pacollit.