fbpx

Me sot Visari Ymeri u përjashtua nga VV

  17 Dec 2017

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Arton Muhaxheri, ka thënë se zyrtarisht sot Albin Kurti përjashtoi nga partia liderin Visar Ymerin.

Muhaxheri ka thënë se vendimi i partisë për zgjedhje në mungesë të kryetarit i bie që është shkarkuar dhe përjashtuar.

 

“Sot edhe zyrtarisht Albin Kurti e shkarkoj Visar Ymerin nga pozita e kryetarit të partisë. Te merret vendim në mungesë të kryetarit te partisë për shpallje të zgjedhjeve të brendshme per kryetar të ardhshëm të partisë kjo përveç që i bie shkarkim lirisht mund të konsiderohet edhe një përjashtim klasik i Visar Ymerit nga VV.

Mesazhi per Ymerin dhe të tjeret ishte nese doni mund te rini ashtu siç mund të shkoni por edhe pa ju procesin do të vazhdohet. Ashtu siç thash dje se asgje e jashtëzakonshme nuk do te ndodh përveçse M-ja do te trashet”, ka shkruar Muhaxheri.