fbpx

Me propozimin e deputetit Milaim Zeka, shtabit të UÇK-së, i ndahen 50 mijë euro (DOKUMENT)

  22 Dec 2017

Qendrës së Shtabit të Pergjithshem në Likofc i janë ndarë 50 mijë Euro nga mjetet e destinuara për Agjensin për Menazhimin e Komplekseve Memoriale. Kjo ndarje buxhetore ka ardhur pas kërkese per Amendament nga deputeti i Nismes, Milaim Zeka me arsyetimin se ky vend pas 18 viteve harrese duhet rikthyer në vemendje si një vlerë e historis tonë si dhe një shkollë per brezat e ardhshem mbi historine e popullit tonë . Amendamenti i inicuar nga deputeti Milaim Zeka është mbeshtetur nga Grupi Parlamentar Nisma si dhe pjesa derrmuese e deputeteve nga grupi i AAK-se dhe PDK-se.

Kërkesa fillestare e Deputetit Zeka ka qenë për një shumë prej 100 mije eurosh, por se Komisioni për Buxhet dhe financa e ka mbeshtetur kërkesen vetëm për gjysmen e shumes së kerkuar, pra 50 mije Euro.