Më në fund: Spektakolare se kë arrestoj para pak minutave Policia e Kosovës
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për dhjetëra raste të grabitjeve. Bëhet fjalë për E. Dragusha (43 vjeç) dhe A. Leci (37 vjeç). Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpive të të dyshuarve, me këtë rast policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: Veturë, armë, kartëmonedha, telefona etj.
Gjërat që policia i ka konfiskuar:
një veturë Golf IV ngjyre e kaltër me targa vendore,(dyshohet të jetë përdorur në rastet në fjalë)
një armë të gjate AK47 se bashku me karikator dhe 10 fishekë,
një qese e vogël me substancë narkotike (mariuhane)
dy kartëmonedha të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara,
një telefon celular Samsung dhe një Ipad si dhe
disa dëshmi të tjera që mund të lidhen me rastet.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia, transmeton Express.
Komunikata e plotë:
Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.
Hetuesit e rajonit të Prishtinës i kanë dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe veçanërisht disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e grabitjeve të ndodhura, (në markete, pompa derivatesh, institucione mikrofinanciare, motele, posta, etj.) në zona të ndryshme të rajonit të Prishtinës.
Hetuesit rajonal në bashkëpunim me hetuesit e stacioneve policore të rajonit të Prishtinës, janë në vazhdimësi të operacioneve për kapjen e të dyshuarve për rastet e grabitjeve.
Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar. Gjithashtu lidhur me rastet e njëjta hetuesit kanë arrit të identifikojnë edhe një person tjetër të dyshuar që aktualisht ndodhet në arrati.
jesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpive të të dyshuarve, ku policia ka arrit të gjej dhe konfiskoj :
një veturë Golf IV ngjyre e kaltër me targa vendore,(dyshohet të jetë përdorur në rastet në fjalë)
një armë të gjate AK47 se bashku me karikator dhe 10 fishekë,
një qese e vogël me substancë narkotike (mariuhane)
dy kartëmonedha të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara,
një telefon celular Samsung dhe një Ipad si dhe
disa dëshmi të tjera që mund të lidhen me rastet.
Personat e dyshuar:
Ø E. Dragusha, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. dhe
Ø A. Leci, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës.