fbpx

Më në fund Presidenti Thaçi tregon se a do të kthehet përseri në krye të PDK-së

  28 Nov 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive dhënë për Gazeta NewBorn, ka folur për disa tema të cilat janë diskutuar shumë kohëve të fundit.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për të ardhmën e tij politike, dhe këkresat e disa anëtarëve të PDK-së që ai të kthehet në krye të partisë të cilën e themeloi dhe e udhëheqi për vite të tëra.

”Unë jam president i Kosovës, i gjithë qytetarëve, pavarësisht orientimit politik, përkatësisë etnike apo fetare. Unë do të kryej të gjitha përgjegjësitë kushtetuese që me takojnë.

Jam plotësisht i fokusuar në kryerjen e obligimeve të mia kushtetuese si President i vendit”, u shpreh Presidenti Thaçi