Me në fund liberalizimi i vizave

  01 Dec 2017

Ndonëse kishte premtuar liberalizimin e vizave për tre muaj me të ardhur në krye të ekzekutivit, premtimi i kryeministrit Ramush Haradinjt ka mbetur ende vetëm një zotim. Por pavarësisht këtyre deklarimeve, nga zyra e kryeministrit insistojnë se vizat do të hiqen më shpejtë se sa që sipas tyre mendojnë pesimistët.

Ramush Haradinaj premtoi se liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodhte brenda tre muajsh pas marrjes së ekzekutivit, nga koalicioni PDK-AAK-NISMA.
Por edhe brenda kësaj periudhe, qytetarët vazhdojnë të mbesin të izoluar. Ndërkohë që nga Qeveria e Kosovës thonë se procesi i cili ka stagnuar që nga viti 2014, do të ndodh shumë shpejtë se sa që mendohet. “Qeveria e Kosovës e ka përshpejtuar adresimin e çështjes së demarkacionit të kufirit duke lëvizur përpara me veprime konkrete nga pika zero, ku ka stagnuar që nga viti 2014.

Liberalizimi i vizave do të ndodhë më shpejt sesa pritjet e pesimistëve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim të kryeministrit Haradinaj për Zërin.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.