fbpx

“Më lehtë me kritiku Albin Kurtin që asnjëherë s’ka qenë i veshur me pushtet, se sa krimin e organizuar dhe zhvatjen e shtetit”

  12 Mar 2019

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj kritikave të politikanëve në adresë të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Kryeziu, pohon se është me lehtë për disa politikanë (pa përmendur emra) të kritikojnë Kurtin, i cili sipas tij është i vetmi politikan që asnjëherë s’ka qenë i veshur me pushtet dhe ju ka nënshtruar kritikave, se sa “me fol për nepotizmin, krimin e organizuar dhe zhvatjen e shtetit”.

“Disa politikanë, po e fillojnë mengjesin me kritika ndaj Albinit. Kritika ndaj Albinit, s’përben risi”, ka shkruar Kryeziu profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror në “Facebook”