Violeta Veseli po dominon më shumë se artistet në mediet rozë, e kjo falë paraqitjeve të saj në publik, përcjell ORAinfo.
Veshjet për të kanë marrë gjithë vëmendjen e paraqitjeve kur ajo shfaqet në krah të Kadri Veselit.
Një fustan i kuq dhe klasik është gjithmonë zgjedhja më e mirë e çdo femre. E të njëjtën përzgjedhje e ka bërë edhe Violeta në paraqitjen e rradhës.
E për t’u dukur sa më bukur është përkujdesur reja e Ibrahim Rugovës, Blerina e cila edhe i ka publikuar disa foto të çiftit.