“Me dhimbset Thaqi”

  26 Dec 2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur për aktualitetin politik në Kosovë, me theks mbi Gjykatën Speciale dhe tentimin që ndodhi mbrëmjen e së premtes për ta shfuqizuar ligjin mbi themelimin e saj.

Duke folur në Info Magazine të Klan Kosovës, Selimi tha që partia ku ai bën pjesë është treguar konsistente në qëndrimin politik ndaj Tribunalit Special për Kosovën, pasi edhe kur ishte themeluar më 2015, kishin votuar kundër themelimit të saj në Kuvend.

“Unë nuk jam kundër Gjykatës Speciale për mua apo për cilindo person, jam kundër saj për shkak të dëmit që i shkakton Kosovës”, tha Selimi.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit amerikan të premten, i cili kishte thënë që shfuqizimi i Speciales do të ishte thikë pas shpinës ndaj Amerikës.

Selimi tha që kjo deklaratë nuk i është drejtuar Vetëvendosjes, por atyre që deshën të rrëzonin ligjin për Specialen atë mbrëmje. Rreth Speciales ai ka folur edhe në raport me Presidentin Thaçi dhe mundësinë që ai të jetë ndër të akuzuarit e këtij tribunali.

“Nuk dua ta shoh Hashim Thaçin në bankën e të akuzuarve për krime lufte, më dhimbset shumë, jo vetëm Thaçin, por askënd nuk dua ta shoh në bankën e të akuzuarit për krime lufte”, tha ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.