fbpx

MC Kresha me fjalë prekëse për aktorin e ndjerë mitrovicas, Blerim Pecin (Foto)

  10 Dec 2017

MC Kresha me fjalë prekëse për aktorin e ndjerë mitrovicas, Blerim Pecin (Foto)

Sot (e shtunë) është ndarë nga jeta aktori Blerim Peci.

I njëjti ishte i njohur për publikun për rolet e tij në “Show Messelation” dhe “Vikendi”, por edhe në shumë shfaqje tjera humoristike.

Dhimbjen për humbjen e tij e kanë ndjerë shumë qytetarë, familjarë e kolegë të aktorit, por edhe shumë prej fytyrave publike.

Reperi MC Kresha është ai, i cili ka publikuar një fotografi të aktorit të ndjerë në llogarinë personale në Instagram, teksa në mbishkrimin e saj shkruan se ende nuk po mund të besojë për atë që ndodhi sot.

“Nuk po muj me i gjetë fjalët me përshkru dhimbjen qe po e përjetoj. Pusho i qetë miku jem” (sic.), ka shkruar MC Kresha.

https://www.instagram.com/p/BcfggdDl1ns/

I ndjeri Blerim Peci u përcoll sot për në banesën e fundit në Shipol të Mitrovicës, teksa disa orë para varrimit, u bën homazhe në nder të tij. /Telegrafi/