Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit të kaluar janë shpallur fajtorë.
Frashër Krasniqi është dënuar më 8 vjet burg, 6 vjet ndaj Atdhe Arifi, Adea Batusha është dënuar me 2 vjet ndërkaq, Egzon Arifi me 5 vite e 6 muaj, shkruan arbresh.info.
Të gjithë të dënuarve u llogaritet është koha që kanë kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak dhe ata do të shkojnë në paraburgim.
Në momentin kur kryetari i trupit gjykues ka filluar të lexoj dënimet, kanë filluar reagimet e palës së akuzuar.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë i cili a ka nxjerrë jashtë deputeten e VV-së, Donika Kadaj.
Te objekti ku po jepet fjala përfundimtare ka numër të madh të forcave policore./arbresh.info/