Maliqi me lajm të keq për Thaçin, Haradinajn e Veselin për Gjykatën Speciale

  22 Dec 2017

Kur tre liderët institucional po punojnë për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale, reagimet janë të shumta, dhe jo vetëm nga ambasadorët e shteteve mike, të cilët këtë iniciativë po e quajnë të tmerrshme për shtetin e Kosovës.

Publicisti Shkelzen Maliqi, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se edhe nëse shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale, gjykimet nuk zhbëhen.

Ai për më tepër ka thënë se nëse kjo ndodhë, atëherë do të aktivizohet Rezuluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e cila ende nuk është e shfuqizuar.

“Komandantet si ko-mutantet : a e dine se Rezoluta 1244 e KS te OKB nuk eshte shfuqizuar? Gjykata speciale nuk zhbehet, vetem kthehet si instrument i UNMIK-ut te rifuqizuar”, ka thënë Maliqi

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.