Lutfi Haziri tregon se si do të rrëzohet Qeveria Haradinaj

  02 Dec 2017

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri në një debat në RTK, ka kritikuar Qeverinë aktuale, raporton Gazeta Blic.

Haziri ka thënë se kjo qeveri do të rrëzohet vet, sepse aty ka edhe PDK, dhe ka shtuar se kjo qeveri po mbi popullohet nga njerëzit e tyre.

“Kjo qeveri do të rrëzohet vet, po e mbi popullojnë qeverinë duke punësuar njerëz të tyre, kjo qeveri nuk po bën asgjë vetëm po e vazhdon vallen e PAN-it”, ka thënë Haziri, përcjellë Gazeta Blic.

 

Por këtë deklaratë e ka kundërshtuar deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, i cili ka thënë që edhe në qeveritë e kaluara ka pasur një numër kaq të madh të zëvendësministrave./Gazeta Blic./

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.