Lutfi Haziri tregon se çka po ndodhë me Prishtinën

Rinumërimi në Prishtinë është i domosdoshëm, thotë Haziri i LDK’së.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se më 19 nëntor kjo parti është rikonfirmuar forca e parë në nivel vendi.

Ai është shprehur i bindur se LDK’a do ta rikthejë qeverisjen edhe në Komunën e Prishtinës.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Haziri ka thënë se rinumërimi në Prishtinë është i domosdoshëm dhe sipas tij, pas procesit të rinumërimit, Arban Abrashi do të jetë kryetar i kryeqytetit.

Haziri ka vlerësuar se po të kos ishte mbështetja e elektoratit të AKR’së dhe e Pacollit, Shpend Ahmeti do të kishte humbur.

Kurse sa i përket elektoratit të LDK’së në Prishtinë, ai ka thënë se ka abstenuar ose ka qenë i ndarë prandaj, sipas Hazirit, nuk ka ndikuar në rezultatin e LDK’së dhe Abrashit.