LUMEZI TREGON SE KUR DO TË MERRET NJË VENDIM PËR AFERËN PRONTO

  07 Dec 2017

Lumezi tregon se kur do të merret një vendim për aferën Pronto

Kryeprokurori Aleksander Lumezi ka folur për procesin e hetimeve për procesin ndaj të përfshirëve në “Dosjen e Shefave” që njihet si afera “Pronto” nga përgjimet e publikuara në Insajderi.

Kryeprokurori Lumexi ka thënë se në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm pritet që Prokuroria të dalë me vendime konkrete për të përfshirët në aferën Pronto me kryepersonazh, ish-kryetarin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

“Kjo lëndë është një lëndë mjaft e komplikuar, ku është dashur të dëgjohen shumë dëshmitarë, shumë të dyshuar, të mblidhen edhe prova të tjera. Dhe pas kryerjes së të gjitha veprimeve nga ana e Prokurorisë unë shpresoj që më së largu deri në fund të janarit do të kemi një vendim në lidhje me Pronto”, ka thënë Lumezi. /Insajderi.com

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.