fbpx

Lulzim Peci e ben hor presidentin Thaqi

  09 Oct 2017

Ish- ambasadori kosovar, Lulzim Peci ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili e ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare për mashtrim.

Thaçi sot ndër të tjera tha se ai ishte dakorduar me bashkësinë ndërkombëtare që do ta votonin Gjykatën Speciale, me kushtin që Kosova të përfitoj në dsa procese.

Peci në një shënim në Facebook ka thënë se Gjykata Speciale u krijua pasi Kosova nuk kishte zgjidhje tjetër, raporton Gazeta Blic

 

Shënimi i plotë i tij:

Mendoj se Gjykata Speciale u be se nuk patem zgjidhje, dhe jo per shkak te “perfitimeve” te mundshme nga bashkesia nderkombetare. Por, nese me te vertete eshte pranuar Gjykata Speciale per shkak te “perfitimeve” te mundshme, atehere mjerimi nuk ka tjeter emer dhe mbiemer.