Luksi i ‘çmendur’ i Zonjës së parë të Zimbabvesë, ja vlera e ‘pazarit’ vetëm në javët e fundit në Londër e Paris
Siç raporton “Daily Mail”, Zonja Mugabe i spërkati rrugët e kryeqyteve europianë me paratë e saj, ndërsa në Zimbabve familjet luftojnë për të ushqyer fëmijët e tyreZonja e Parë e Zimbabvesë është e “famshme” për shpenzimet e saj maramendëse, ku sëfundi ajo “daroviti” plot 3 milionë stërlina në dasmën e vajzës së saj, por ajo njihet edhe për maninë e saj të të pasurit nga një shtëpi luksoze në shtetet dhe vendet më të bukura të botës.
Së fundi ajo ka shpenzuar edhe 300.000 stërlina për një autoveturë “Rolls-Royce” luksoz.Gruaja e diktatorit tashmë të rrëzuar Robert Mugabe, është e njohur për blerjet e saj ekstravagante, si dhe që i “qan syri” për udhëtime shoping-u në mbarë botën.52-vjeçarja njihet në vendin e saj edhe si “Zonja e Parë e blerjeve”, por ajo aktualisht është nën arrest shtëpiak me burrin e saj, 93-vjeçarin Robert Mugabe, në vilën e tyre superluksoze në Harare të Zimbabves, e njohur si “Blue Roof” me 25 dhoma gjumi, pas një grushti shteti ushtarak./Daily Mail/Përgatiti ‘Mapo.al’/