fbpx

Lukaku nuk ka të ndalur – shënon edhe kundër Southampton-it

  23 Sep 2017

Romelu Lukaku ka arritur të shënojë gol edhe ndaj Southampton në minutën e 20 të ndeshjes dhe me këtë i ka siguruar epërsinë Manchester United, njofton Klan Kosova.

 

Lukaku tani nga gjashtë ndeshje në Premier Ligë ka gjashtë gola dhe është i pari në listën e realizatorëve i ndjekur nga Sergio Aguerro.

Lukaku ishte blerja e madhe e United afatin kalimtar të verës dhe deri më tani duket se adoptimin në klubin e ri e ka pasur shumë të lehtë.