fbpx

Lufti Haziri paralajmron diqka te madhe per qeverine Haradinaj!

  20 Oct 2017

Lutfi Haziri: Më 23 tetor ia tregojmë vendin Qeverisë Haradinaj
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka paralajmëruar Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se më 23 tetor, një ditë pas zgjdhjeve deputetët e LDK-së do ta marrin fletën e bardhë, dhe do t’i mbledhin nënshkrimet për mocionin votëbesimi ndaj Qeverisë.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haziri ka theksuar se me publikimin e rezultateve të zgjedhjeve, të nesërmën LDK do të nis luftën për shkarkimin e kësaj qeverie.

Sipas tij, LDK për një kohë të gjatë nuk do të hyjë me PDK-në.

Duke folur për dështimin e mocionit për rastin Rikallo, Haziri ka shtuar se është Lëvizja Vetëvendosje e cila e ka mbështetur.