Lubonja s’përmbahet me fjalorin: Kur një grua i ka b*** në ujë, s’mund të lyhet me buzëkuq

  05 Dec 2017

Analisti Fato Lubonja i ftuar në News24 ka komentuar gjendjen aktuale të politikës në Shqipëri duke e krahasuar me një grua dhe investimet e qeverisë Rama si produkte kozmetike.

“Është një Shqipëri që po hahet gjithnjë e më shumë nga peshkaqenët e mëdhenj dhe po ngelet shumë pak për njerëzit.

Në filozofinë e Ramës, investimet kanë qenë investimet kozmetike, që quhen, ideja e Rilindjes Urbane, që është akuzuar si fasadë, ai thotë një grua mund të jetë e varfër por duhet të rregullohet, por kur një grua i ka by***t në ujë, s’mund të kujdeset për pamjen.

Në botë ka sigurime private dhe shtetërore. Po ne këtu s’kemi as siguri, se këta privatët. Këtu nxitohet për të thithur para, pastaj i marrin paratë për rilidnje urbane për të ndërtuar një shesh aty.

Nuk mund të jem optimist, duhet të kishin bërë gjëra të tjera, duhet të shohin dhe rrogat e njerëzve. Nëse disa kanë ndërtuar në breg të lumit, dhe nëse ne paguajmë nga taksat për këta që kanë ndërtuar shtëpitë ilegalisht aty ku nuk duhet, do me thënë që jemi shtet katrahurë,” tha Lubonja.