Serish janë përplasur verbalisht kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Lirak Çelaj.
Në “Magazinën Lokale” të Klan Kosovës, Çelaj tha se Ahmeti që po synon edhe një mandat, po flet të pavërteta.
“Vazhdimisht po e luan rolin e viktimës. Viktimë këtu është vetëm qytetari, askush tjetër. Mos luaj viktimën”, i tha Çelaj Ahmetit.
Ky i fundit tentoi të marrë fjalën, por ai u ndërpre vazhdimisht nga Çelaj.
“Ky nuk po më len me fol”, tha Ahmeti.
“Ja prapë po e luan rolin e viktimës. O i shkreti”, u përgjigj Çelaj, i cili vazhdimisht i thoshte Ahmetit se duhet të flas gjëra të vërteta.
Ndërkohë Ahmeti ia ka përmendur në debat Çelajt se ai vazhdimisht ka bllokuar punën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Theme : Good News Lite