fbpx
Limaj deklarohet pas takimit me zyrtarin britanik, tregon se çfarë kërkoi ai

Limaj deklarohet pas takimit me zyrtarin britanik, tregon se çfarë kërkoi ai

  13 Mar 2019

Bashkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun, Fatmir Limaj ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi sot me zyrtarin e Qeverisë britanike, Richard Moore.Limaj në një konferencë për media tha se në takim u bisedua për përgatitjet për dialog, derisa ia ka shpjeguar edhe platformën e dialogut të përgatitur nga ekipi negociator.

“Kisihm një takim më zyrtarë të lartë të Qeverisë britanike dhe biseduam për përgatitjet tona për dialog. Atij i shpjeguam përmbajtjen e platformës, e cila është e mbështetur mbi bazën e dokumenteve që e kanë bërë këtë shtet. Po ashtu, e informuam për disa tema që në të kaluarën nuk janë trajtuar sa duhet për marrëveshjen me Serbinë. Gjetëm mbështetje të plotë nga ai”, ka theksuar Limaj.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në takim, zyrtari britanik ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të pezullojnë taksën 100% të vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.“Të gjithë zyrtarët që vijnë kërkojnë në mënyrë diplomatike të largohen pengesat dhe të vazhdohet dialogu, në këtë mënyrë të pezullohet taksa.

Ne mundohemi që t’iu shpjegojmë që kushtëzimet nuk janë të mira në dialog. Qëndrimi i të gjithë miqve është që të gjendet rrugë për t’i dhënë mundësi dialogut dhe këtë vazhdimisht na e kanë thënë në Prishtinë e Bruksel”, ka theksuar Limaj.