fbpx

‘Lidhje intime me të motrën’/ Dyshimet: Pse u masakrua me thikë i riu shqiptar

  22 Dec 2017

Detaje të reja bëhen me lidhur me plagosjen e një të riu shqiptar në komunën italiane Diano Marina, mbrëmjen vonë të së martës.

22-vjeçar shqiptar me iniciale B.A. është goditur me thikë në rrugën “Milano” nga një 25-vjeçar po shqiptar, tashmë i arrestuar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale).

I riu është goditur me armën e ftohtë në lartësinë e sqetullës së majtë dhe thika i ka prekur mushkërinë.

Motivi

Sipas raportimeve të medieve italiane, një nga pistat e hetimet për lindjen e konfliktit është që autori e goditur 22-vjeçarin për t’u hakmarrë për të motrën e cila kishte një lidhje intime me të plagosurin dhe ky i fundit e kishte dhunuar.

Dinamika e konfliktit

Plagosja ndodhi pas një konflikti verbal jashtë një bari ku përveç autorit dhe tunduarit u përfshinë edhe 3 persona të tjerë. Më pas, u zhvendos aty pranë, në rrugën “Milano”, ku 25-vjeçari goditi me thikë B.A.. Pranë vendit të ngjarjes jetonte dhe i lënduari.

Pas goditjes me thikë, B.A. arriti te ecte deri te hyrja e apartamentit, i ra citofonit dhe kërkoi ndihmë. Më pas u transportua në spital.

Arrestimi dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit

Karabinierët e Imperias ndaluan 25-vjeçarin, nën akuzën e plagosjes së rëndë, megjithatë pozita e tij po shqyrtohet hetuesit.

Ndërsa raportimet e fundit mbi shëndetin e të plagosurit flasin për një gjendje të stabilizuar. Pas goditjes me thikë ai u dërgua me “kod të kuq” në spitalin e Imperias, por tashmë raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën