fbpx
Letra e Anthony Blinken për kryeministrin Kurti – Ç’thonë analistët?

Letra e Anthony Blinken për kryeministrin Kurti – Ç’thonë analistët?

  15 Jan 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e enjte ka pranuar letër nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J.Blinken.

Letra e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken drejtuar kryeministrit Albin Kurti po konsiderohet si një rikthim tek konsistenca e SHBA-ve në kërkesën për njohje të ndërsjellë.

Analisti Dritëro Arifi ka thënë se marrëveshja finale mes dy shteteve është ajo që po e kërkon SHBA, transmeton Telegrafi.

“Marrëveshjen finale realisht ata e kërkojnë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, ata nuk e mohojnë këtë gjë. Dhe na inkurajojnë që të punojmë ngushtë dhe bashkë për të arritur qëllimin final”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kurse, Visar Azemi ka deklaruar se në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfshihet edhe marrëveshja për pagesën e energjisë elektrike në veri, duke shtuar se serbët duhet të paguajnë vetë rrymën.

“Të marrë parasysh që zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë njohja reciproke, rrjedhimisht duhet t’i japim zor në kuadër të marrëveshjes të përfshihet marrëveshja për pagesat e energjisë elektrike në veri, sikur në pjesët tjera në vend. Nuk dëshiroj të shoh një lëshim të radhës në këtë aspekt”, theksoi ai.