fbpx

Leter Parim Ollurit :”Nuk mundem të jem me njerëzit si ti që derdhën gjak duke vrarë fëmijët e pafajshëm Sirian”

  24 Dec 2017

Këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi, ka vazhduar “luftën”, me Parim Ollurin, drejtorin e “Insajderit”.

Arifi e ka inkurajuar Ollurin që përsëri të merrët me familjen e tij duke aluduar në atë se nuk ka cfarë të fshehë.

Ndryshe Arifi i ka reaguar Ollurit duke i thënë se nuk mund të jetë si ai që dergjën gjak duke vrarë fëmijët e pafajshëm sirian.

Ja postimi i plotë i Avni Arifit në rrjetin social facebook :

“Parim Olluri arsyetimi yt eshtë patetik. Ti je marrë në vazhdimësi me familjen time dhe une prap të inkurajoj që të vazhdosh. E për cka njime kemi luftue ☺️?. Dua t’ i them dy gjëra për temat që vazhdon të sulmosh dhe ti hjek dilemat në rast se ke pas:
1) E kam për nder që jam mik i Daut Haradinajt dhe kësaj familje që Kosovën e kanë mbrojt me gjak. Më vjen keq që po më detyron por unë nuk mundem të jem me njerzit si ti që derdhen gjak duke vrarë fëmijt e pafajshëm Sirian pra paloje kur flet për këtë temë sepse asnjë respekt nuk e kam për të drejtën tënde

– [ ] Dua të jap të drejtë diku tjetër.?Dauti kishte filluar të punonte shumë përpara se tē behej deputet më firmēn e vllaut dhe asnjëri nuk e kishte ditë se kjo është në kundërshtim me ligjin. Në momentin kur e morri vesh Dauti u tërhoq nē mënyrë të civilizuar kurse ti ende sillesh thu ti që ke zbulu Amerikën. Çfarë absurdi : një deputet mund tē punoj në ndërmarrje publike por jo private. Hahaha tallje por ti si gazetar investigus sje marre se tka lali per tema te medha
– [ ] Nuk e kam ba Fadilin zevendesminister. As nuk e kam propozu e as perkrah sepse skam pas si!!! Ai ka mundur të më propozoj ndoshta mua shef stafi!!! Kjo për shkak se ka qenë AAK rrafsh pesë vite para meje. Paranoja jote për komplote tash që është ZVMinistër ta ndihmoftë sikletin”