Lëreni duhanin me ndihmën e sodës bikarbonat

Ju sjellim një truk interesant gjegjësisht recetë e cila shumicës i ka ndihmuar që cigaret t’i duken aq të gërditshme saqë shumë shpejtë e kanë lënë duhanin.

Merrni një lugë të supës me sodë bikarbonat dhe e përzieni me ujë në një gotë derisa të tretet soda.

Këtë koktej e pini dy herë në ditë javën e parë, dhe nëse deri atëherë nuk e ndërprisni pirjen e duhanit, javën e dytë këtë koktej e pini një herë në ditë.

Apo mund vetëm ta shpërlani gojën me të çdo herë kur e ndieni nevojën për të pa ndezur cigaren. Këtë tretje mund ta merrni me veti në ndonjë shishe të vogël dhe ta përdorni gjithmonë kur e ndieni nevojën për duhan.

Mjeti më radikal është t’i lagni cigaret me këtë tretje para ndezjes, shkruan N1 kroate./