Leonora surprizë për fundvit, në krahët e këngëtarit të njohur

  07 Dec 2017

Leonora Jakupi dhe shumica e këngëtarëve të tjerë kanë filluar angazhimet e tyre për xhirimet e Vitit të Ri.

Në një fotografi të postuar nga këngëtari i njohur shqiptar, Neki Emra shohim përkrah tij edhe Leonora Jakupin kurse ata po shfaqen nga xhirimet e një emisioni për fundvit.

Përveç fotografisë Neki e ka komplimentuar shumë ëmbël Leonorën duke iu referuar si më e bukura e Shqiptarisë.

 

Ndryshe, Leonora dhe Neki duken që të jenë edhe miq të mirë përveç se kolegë madje ata në repertuarin e tyre kanë edhe një bashkëpunim “Çift dua të kem”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.