fbpx

Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes tri veturave afër Badovcit

  24 Sep 2017

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në të cilin janë përfshirë tri automjete njofton Klan Kosova.

“Veturat janë një e tipit pasat, një polo dhe një kamion”, ka thënë për Klan Kosovën, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, afër liqenit të Badovcit.

Personat e lëndaur janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa policia po investigon vendin e ngjarjes për të parë se çka ka çuar deri tek askidenti.