Lekaj mohon se e punësoi renë në Telekom: Punën e fitoi vet, nuk kam të drejtë me i thanë mos apliko

Lekaj mohon se e punësoi renë në Telekom: Punën e fitoi vet, nuk kam të drejtë me i thanë mos apliko

  20 Mar 2019

“Nuk e kam re, është e fejuara e djalit. Ka apliku sipas procedurave, ka qenë gazetare, kolege e juaja. A kam të drejtë me i thanë nuk guxon me aplikuar”.

Ministri Pal Lekaj ka folur rreth punësimit në Telekom të Doruntina Gashit, e fejuara e djalit të tij, duke thënë se ajo e ka fituar punën me procedura të rregullta.

Lekaj ka thënë se ajo ka aplikuar sipas procedurave, e që ai nuk ka të drejtë t’ia mohojë jë gjë të tillë.

“Nuk e kam re, është e fejuara e djalit. Ka apliku sipas procedurave, ka qenë gazetare, kolege e juaja. A kam të drejtë me i thanë nuk guxon me aplikuar”, ka thënë Lekaj në Debat Plus.

Ai ka thënë se as djemtë e tij nuk i ka punësuar përmes ndikimit politik.

“Dy djem i kam, me fakultet, magjistër, nuk i kam punësuar”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë zbuluar shumë punësime të AAK-së brenda insitucioneve të vendit, duke përfshirë edhe ato në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.