fbpx

Legjenda Maldini ka një porosi për tifozët e Milanit

  28 Oct 2017

Paolo Maldini është shprehur se Milani duhet të bëjë durim, pasi ka ndërruar shumë lojtarë gjatë merkatos, dhe kjo nuk është gjë e lehtë për ekipin.

Ish-kapiteni legjendar, u shpreh se kuq e zinjtë nuk janë ende tek katër skuadrat më të mira në Itali, por kjo gjë kërkon pak kohë që të vijë.

Milan pësoi humbjen e radhës në Serie A, duke u mposhtur 0-2 nga Juventusi në ‘San Siro’.

“Milani ka rinovuar pothuajse të gjithë skuadrën, dhe kjo kërkon pak durim”, ka deklaruar Maldini.

“Pas kaq shumë ndryshimeve, rezultatet nuk mund të vijnë menjëherë. Ato nuk janë ende tek katër ekipet e para në Itali, por sezoni është i gjatë. Deri më tani, ekipe të tjera kanë bërë më mirë se ata” – përfundoi Maldini.