fbpx

Ledri Vula xhirohet duke u puthur me një femër në aeroport (Video)

  22 Dec 2017

Ledri Vula xhirohet duke u puthur me një femër në aeroport (Video)

Ai është një ndër meshkujt më joshës dhe të kërkuar të shoubizit shqiptar.

Por, Ledri Vulën kohët e fundit nuk e kemi të shoqërohet me ndonjë femër pas ndarjes me Adela Sollakun.

Mirëpo, duket se dashuria e re e këngëtarit është matanë oqeanit. Ai është xhiruar në aeroportin e New Yorkut teksa shihet duke u puthur me një vajzë misterioze.

Këtë gjë e ka bërë të ditur blogeri shqitpar Olti Curri, i cili e ka publikuar edhe videon në rrjetet sociale.

Sipas Olti Currit nuk ka aspak dyshime se personi qe shfaqet në video është Ledri Vula sepse vetë këngëtari ka postuar një fotografi me të njëjtën veshje në aeroport.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të reagojë reperi shqiptar dhe se sa ka të vërteta në këtë imazhe të publikuara.

Ndryshe, reperi do të mbajë disa koncerte gjatë ditë ve në vijim në disa qytete të ndryshme në SHBA. /Telegrafi/