Le ta bombardojme Shqiperine me avionet tone luftarak!

Shembja e ndërtesave në Himarë është çështje delikate që përfshin dy shtete, Greqinë dhe Shqipërinë.

Pala greke ka ashpërsuar tonet pas urdhërit për prishjen e ndërtimeve në Himarë, duke lëshuar deklarata lidhur me respektimin e pakicës greke nga pala shqiptare.

Ministri i Jashtëm grek ka paralajmëruar Ramën që të ketë kujdes me respektimin e minoritetit grek në territorin shqiptar ose në të kundërt do merrnin masa.

Ndonëse nuk është bërë e qartë nga fqinjët tanë se çfarë masash do të merrnin, përveç kërcënimit për statusin kandidat në BE, deputeti i Agimit të Artë ka qenë i prerë në fjalimin e tij.

Është korrespondenti i “Ora News” në Athinë, i cili në emisionin “Arena” është shprehur:Deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas duke folur në Parlament ka kërkuar që avionë luftarakë F-16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare.

Fjalimi i tij ka shkaktuar ilaritet dhe një sherr të vogël midis deputetëve.”Mund të përshkruhet si një “luftë e ftohtë” marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë megjithëse nuk duhet harruar ngjyrimi partiak që i jepet, pasi në nivel kombëtar është ende e dobët si “betejë”.

Por, duhet përmendur që banorët e prekur nga shembja e objekteve në Himarë protestuan me flamurin grek dhe amerikan në duar me thirrjet “Poshtë qeveria shqiptare.” /