LDK zbulon faktet qe i ka per manipulimet e AAK-se ne Istog!

  29 Nov 2017

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka thënë se kanë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), mbi 100 fakte për manipulim dhe falsifikim të votave për komunën e Istogut.

“LDK ka bërë një ankesë jo për komplet procesin e votimit që u mbajt në balotazh, por ankesa ishte ekskluzivisht për manipulim të votave të ardhura me postë”, ka thënë Rugova në “Debat D Plus” në RTV Dukagjini.

Rugova ka shtuar se manipulimi, abuzimi dhe falsifikimi i këtyre votave është bërë nga kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

“LDK ka dorëzuar dosje në PZAP me fakte të bollshme për këtë proces”, tha Rugova,
Ai shtoi se janë të befasuar se përse të dërgohet një komunë e tërë në proces të rivotimit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.