LDK ,VV dhe AKR arrijne marreveshje per koalicion ne kete komune!

  01 Nov 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Vushtrri, së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alenacën Kosova e Re, janë duke i shqyrtuar mundësitë që i kanë para vetës për arritjen e një marrëveshje koalicioni parazgjedhor.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune Xhafer Tahiri, i cili ka shkuar në balotazh me kandidatin e PDK-së Ferit Idrizi. Ky kandidat i LDK-së, thotë se kanë gjetur interesimin për të sjellur ndryshimin në këtë komunë, gjë të cilin vlerëson ta kenë kërkuar edhe qyetarët në zgjedhejt e 22 tetorit.

“Ne i kemi bërë ftesë Vetëvendosjes për bashkëpunim dhe për ndryshim në Vushtrri, po ashtu me AKR-në kemi biseduar dhe jemi duke bisedu sepse qëllimi është që t’iu ofrojmë një ndryshim qytetarëve të Vushtrrisë, sepse ata kanë votuar për ndryshim. Në masën më të madhe, pra 70 për qind e votave janë për ndryshim, prandaj është detyrë e gjithë liderëve politikë atje lokal që me bë këtë ndryshim, prandaj ne po bisedojmë me ta”, është shprehur ai.

 

I pyetur për fazën e bisedimeve dhe për kohën kur do të mund t’i konkretizojnë ato, Tahiri nuk ka qenë në gjendje që të flasë për kohën.

“Kjo është vetëm faza e parë, tani ne po bisedojmë dhe të shohim se si do të konretizojmë”, deklaroi ai, duke shtuar se ende nuk kanë arritur as në fazën e diskutimeve për përcaktimin e sloganit të tri partive.

Më 19 nëntor, qytetarët e 19 komunave do të kenë mundësi që të votojnë sërish për të preferuarit e tyre

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.