LDK tallet me deputeten e AAK’së që ja huq veç për të mbrojtur shefin

  08 Dec 2017

...

Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për qeverisjen Haradinaj, është munduar të lavdëroj punën e ekzekutivit të shefit të tij në parti, duke thënë madje se në qeverinë aktuale nuk ka shumë ministra e zv.ministra, pasi sipas saj njejt ishte edhe në qeverinë Mustafa.


Kjo deputete madje e ka arsyetuar numrin e madh të ministrave e zv.ministrave duke thënë se janë shumë parti në koalicion dhe është e nevojshme që t’u bëhet vend diku njerzëve të partisë, shkruan gazetametro.net .

Por, përgjigja që asaj i ka dhënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka qenë pak edhe tallëse, duke i thënë asaj, se të gjithë e dimë që gjithë ai numër i ministrave, zv.ministrave e stafit përcjellës, është bërë për akomodim të njerzëve nëpër poste e jo për të sjell qeveri më kualitative, por për këtë nuk mund të themi se është në rregull.

Ai i është përgjigjur deputetes Haxhiu, duke i thënë se nuk qëndron aspak se në Qeverinë Mustafa ka pasur më shumë zv.ministra se sa në këtë të drejtuar nga Ramush Haradinaj. Hoti ka bërë të ditur se në Qeverinë Mustafa kanë qenë 47 zv.ministra, ndërsa në këtë aktualen, deri tani janë 67 me pretendimin për t’u bërë 70, e ndoshta sipas tij, edhe 100 në 100ditëshin e kësaj qeverie. /gazetametro.net

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.