Garës për Asamblenë Komunale të Gjilanit po i prin LDK-ja, bazuar në të dhënat e EXIT POLL-it të Klan Kosovës.
LDK prin me 34,5 % të votave për Asamblenë Komunale, derisa pasohet nga Lëvizja Vetëvendosja me 28,0 %.
Sipas të dhënave të EXIT POLL-it të Klan Kosovës, e treta në këtë garë është PDK me 20.2 %, për tu pasuar nga AAK me 9,5 %.
Më pas, është AKR me 2.9 %, Nisma me 1.9 % dhe partitë tjera me 2,9 %.
Kujtojme që komuna e Gjilanit shkon në balotazh, ku gara do të jetë në mes të Lutfi Hazirit të LDK-së dhe Sami Kurteshit të Vetëvendosjes.
Gabimet në këto të dhëna mund të jenë 1 ose 1.2 për qind, gjë që bën që mundësitë për ndryshime të jenë të vogla.