LDK-së i bashkohet edhe një subjekt politik në këto zgjedhje

LDK-së i bashkohet edhe një subjekt politik në këto zgjedhje

  18 Sep 2019

Partia Liberale e Kosovës pritet të mbështesë në këto zgjedhje Lidhjen Demokratike të Kosovës .

Në një marrëveshje bashkëpunimi të nëshkruar sot elektorati i PLK-së do të përkrahë listën e kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit dhe Vjosa Osmanin në garën për kryeministre.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe Skender Gashi, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës nënshkruan marrëveshjen dhe i bënë thirrje elektoratit të PLK që të përkrahin në këto zgjedhje Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Lus elektoratin e Partisë Liberale të Kosovës që në zgjedhjet e 6 tetorit të përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 134 dhe kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin”, ka thënë Gashi.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i PLK-së, shoqërohej edhe nga nënkryetari i PLK-së, Ismail Bekteshi, anëtarë të kryesisë dhe kryetarë të degëve të kësaj partie.
(Kosova Sot Online)

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.