LDK refuzon PDK-në në këtë komunë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj disa lajmeve të publikuara në media ku thuhej se LDK ka arritur koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ldk përmes një reagimi dërguar mediave, ka mohuar një gjë të tillë.“LDK në asnjë mënyrë nuk do të lidhë koalicion me PDK-në, ky është një vendim i strukturave të degës së LDK-së në Kamenicë dhe vullnet i elektoratit tonë të cilin e respektojmë në plotni”, thuhet në reagim.
Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Kamenicë reagon ndaj spekulimeve mediatike për gjëja arritjen një koalicioni parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.LDK në asnjë mënyrë nuk do të lidhë koalicion me PDK-në, ky është një vendim i strukturave të degës së LDK-së në Kamenicë dhe vullnet i elektoratit tonë të cilin e respektojm në plotni.
LDK është e orientuar për një koalicion parazgjedhor me partit e qendrës së djathtë, që kanë orientime të njëjta ideologjike dhe programore. Oferta ynë për partneritet me Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës – AAK tashmë i është ofruar dhe presim përgjigjeje pozitive për vazhdimin e bashkpunimit dhe bashkqeverisjes për mandatin e ardhshëm.LDK mirëpret përkrahjen e gjithë qytetarëve pa dallim bindje dhe përkatësie duke qenë të bindur se më 19 nëntor LDK dhe kandidati ynë për kryetar Prof. Shaip Surdulli do të udhëheqin me Komunën e Kamenicës.Lidhja Demokratike e Kosovës,
Dega Kamenicë.