Lidhja Demokratike e Kosovës, duket se ka vendosur se kë do ta përkrah për balotazhin e 19 nëntorit për Komunën e Rahovecit.
Gazeta NewBorn, nga burime anonime mëson se LDK-ja me 19 nëntor do ti jep mbështetje kandidatit të AAK-së për Rahovec, Smajl Latifit.
Këto burime thonë se LDK-ja dhe AAK-ja janë pajtuar edhe për ndarjen e disa drejtorive mes tyre, e madje thuhet se Kryesuesi i Kuvendit Komunal do ti takoj poashtu LDK-së.
Marrëveshja mes LDK-së dhe AAK-së pritet të bëhet e ditur së shpejti.
Për marrëveshje po punojnë njerëz të partive në fjalë.
Në balotazhin e 19 nëntorit për Rahovecin do të garojnë Smajl Latifi nga AAK dhe Idriz Vehapi nga PDK