LDK-ja dhe VV-ja përplasen keq ne kete komune!

  15 Nov 2017

Anëtarë të LDK-së dhe Vetëvendosjes janë përplasur në emisionin “Rubikon” të KTV-së, lidhur me balotazhin për Prishtinën mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.
I sigurt për fitoren e Abrashit është shprehur kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri derisa Besnik Bislimi i VV-së ka thënë se Ahmeti do të vazhdojë të jetë kryetar i kryeqytetit edhe për katër vjetët e ardhshme.Muhaxheri i cili fitoi edhe një mandat tjetër duke shënuar rritje në Pejë përmendi edhe komunat tjera si Gjilanin, Ferizajn e Vushtrrinë në të cilat LDK-ja synon fitore të plotë.

Përball tij, Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Prishtina do të mbetet në menaxhimin e kryetarit aktual, Shpend Ahmeti. Sipas tij, subjekti që përfaqëson ka arritur të ndërrojë mendësinë e politikbërjes në Kosovë duke ndërruar kështu pritjet e partive dhe qytetarëve.“Nuk ja vlen të diskutohet për Prishtinën. Abrashi ka bërë një fushatë të mirë ndonëse as LDK nuk ka besuar që do ta çojë Shpendin në balotazh, ndryshe nuk e kishin kandiduar Arbanin fare. Ajo çka ka bërë Vetëvendosje në këto zgjedhje është që e ka ngrit standardin e zgjedhjeve, skenës politike. Në vitin 2013 në LDK nuk është menduar Arban Abrashi apo Vjosa Osmani, këtë e ka bërë Shpend Ahmeti. Pra, kemi ndërruar edhe pritjet e qytetarëve”, ka thënë Bislimi, i cili ka shtuar se shembull i shkatërrimit të një bastioni është Prizreni, derisa për Kamenicë ka thënë se Qëndron Kastrati do ta fitojë i vetëm garën kundër koalicionit LDK-PDK.Blerim Kuçi nga AAK-ja i është kundërpërgjigjur Bislimit, duke thënë se Kastrati në Kamenicë do ta fitojë garën vetëm për shkak të koalicionit që ka bërë me AAK-në.“Në Kamenice jemi me VV-në. Më vjen mirë që kemi arrit bashkëpunim por nuk është i vetëm. Ta kemi parasysh dhe mos ta bëjmë një huti për elektoratin”, ka thënë ai. I sigurt u shpreh ai për fitoren e Ardian Gjinit në Gjakovë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.