Zyrtari i LDK-së, Sokol Havolli e ka aktualizuar edhe më shumë enigmën rreth fluturimit të Shpend Ahmetit me aeroplan privat. Havolli ka ironizuar me një fotografi të një aeroplani privat marrë nga Google duke thënë se Ahmeti e ka fotografinë origjinale.
Havolli thotë se Ahmeti po shëtitet nepër jahte e aeroplane luksoze për marrëveshje por nuk po tregon.
“Edhe sa mjete transporti luksoze/sekrete të biznesmenëve duhet me u shetitë për deal-a t’veta?”, ka pyetur ai.
Çështjen e aeroplanit privat e ka bërë të njohur për publikun kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa.
Ditë më parë Mustafa ka shkruan në FB se Shpend Ahmeti nuk është i denjë për të udhëhequr përsëri me Prishtinën pasi ai njihet si kryetar që shëtite me jahte dhe aeroplan privat të biznesmenëve.
Ky është statusi i plotë i Havollit:
Une këtë fotot të private jet (aeroplanit privat) e gjeta në google. Shpend Ahmeti e ka origjinale…ama nuk po kallxon. Edhe sa mjete transporti luksoze/sekrete të biznesmenëve duhet me u shetitë për deal-a t’veta? Nuk po kallxon, sikur për jahtë, që thojke s’jom kon në jahte.