fbpx

Latifi: E turpshme ajo çfarë ka bërë Vjollca Vuçitërna(FOTO)

  21 Dec 2017

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka quajtur “të turpshëm” veprimin e ish-drejtoreshës së DKA-së, e cila kishte hapur konkurs dhe më pas e kishte emëruar veten drejtoreshë të shkollës së mesme “Selajdin Mullabazi”.

Këtë deklaratë, Latifi e ka bërë në një prononcim për portalin Infokusi.

“Është i turpshëm, i pamoralshëm dhe i paarsyeshëm ky vendim për emërim, si dhe keqpërdorimi i fazës së zgjedhjeve të balotazhit në këtë komunë për të përdorur për interesat personale. Organet e drejtësisë duhet ta nxjerrin në pah atë që është bërë me këtë konkurs”, ka deklaruar Latifi.

Ditë më parë Infokusi pati raportuar lidhur me keqpërdorimet e pozitës së drejtoreshës në Drejtorinë e Arsimit në Rahovec, e cila kishte zvarritur hapjen e konkursit për drejtor në shkollën e mesme “Salajdin Mullaabazi” për qëllime personale.

Vjollca Vuçitërna, ish-drejtoreshë e arsimit në këtë komunë, ka shfrytëzuar pozitën e drejtoreshës, duke mos i zbatuar Udhëzuesi Administrativ të MASHT-it 08/2014, saktësisht paragrafin 2. i cili thotë se konkursi duhet të hapët së paku 3 muaj para përfundimit të mandatit të drejtorit të shkollës, nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Këto procedura të këtyre afateve ligjore të parapara nga MASHT-i, Vuçitërna nuk i përfill, me qëllim që këtë pozitë ajo synoj ta ruaj për vete.

Ishin zgjedhjet lokale, për rezultate të së cilave ishte në pritje kjo drejtoreshë për të përcaktuar kohën e hapjes së këtij konkursi, që nëse nuk del fituese partia e cila e kishte sjellë atë, të emërohet vetë ajo drejtoreshë e kësaj shkolle.

E njëjta ka përfituar nga faza e zgjedhjeve të balotazhit, duke e shfrytëzuar autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitoj nga ky konkurs.

Si rrjedhojë Vuçitërna hap konkursin më 09.11.2017, për plotësimin e vendeve të punës në shkollën “Salajdin Mullaabazi”, me ç’rast ajo kandidon dhe pranohet në këtë konkurs.

Vlen të përmendët se Infokusi e kishte telefonuar Vuçitërna për të pyetur nëse akuzat të drejtuara drejtë saj ishin të vërteta apo spekulime, dhe se a ka kandiduar ajo në të njëjtën pozitë për të cilën bëhet fjalë, Vuçitërna kishte sajuar të vërtetën duke thënë se nuk ka kandiduar për këtë pozitë.

Vetëm dy ditë më vonë pasi që kishe mohuar kandidimin e saj, Vuçitërna është emëruar në pozitën të cilën e kishte synuar për sa kohë ajo ishte në funksion të detyrës së Drejtoreshës për Arsim.

Janë edhe shumë kushte dhe procedura të tjera të cilat Vuçitërna ka bërë shkelje, ngase sipas procedurave te MASHT, ky institucion duhet të lajmërohet një muaj para se të hapet konkursi.

Veç kësaj sipas udhëzuesit administrativ të MASHT për procedurat e drejtorit të shkollës, në rast konkret shkolla profesionale në të cilën është emëruar, Vuçitërna nuk ka kualifikim profesional që shkolla në fjalë ka brenda drejtimeve të saja.

Si shkelje tjetër që Vuçitërna ka bërë është se ajo është zgjedhur në pozitën e drejtoreshës me vendim dhe ka nënshkruar kontratë me kryetarin e atëhershëm, Idriz Vehapin, fare pa u respektuar dispozitat ligjore për publikimin e listës së kandidatëve të zgjedhur.

E kontaktuar nga Infokusi, Vjollca Vuçitërna më të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, ka ndërprerë menjëherë linjën telefonike, dhe pavarësisht përpjekjeve tona për të siguruar një telefonatë tjetër, Vuçitërna ç’kyç tërësisht telefonin.

Lidhur me këto zhvillime që po ndodhin në Komunën e Rahovecit, Kryetari aktual i kësaj komune, Smajl Latifi i kontaktuar nga Infokusi, ka thënë se është e turpshme dhe e pamoralshme ajo që është bërë më këtë konkurs, dhe për më tepër ai thotë se organet e drejtësisë duhet të vendosin të vërtetën lidhur me këtë rast.

“Është i turpshëm, i pamoralshëm dhe i paarsyeshëm ky vendim për emërim, si dhe keqpërdorimi i fazës së zgjedhjeve të balotazhit në këtë komunë për të përdorur për interesat personale. Organet e drejtësisë duhet ta nxjerrin në pah atë që është bërë me këtë konkurs”, ka deklaruar Latifi.

Në Prokurorinë e Shtetit, dega në Gjakovë është bërë Kallëzim Penal ndaj Vuçitërnës, për shkak të këtyre dyshimeve të bazuara