Largohet zyrtari i larte i LDK-se!

Fatmir Haxholli ka dhënë dorëheqje nga anëtarësia e LDK-së dega e IV në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të bërë publik në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”. Këtë vendim Haxholli e ka arsyetuar me angazhimet e tij personale.

“Më lejoni t’ju njoftojë që për shkak të angazhimeve të mia profesionale, nuk mund të vazhdojë qëndrimin tim formal në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Duke mos dashur që largimi im të korrospondojë me zhvillimet politike ditore, unë kam planifikuar që këtë njoftim ta bëjë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale”, ka thënë ai.

 

Tutje, ai ka thënë se e çmon mundësinë e degës së IV të LDK-së për të qenë në garë për asamble komunale, por që sipas tij “planet e mia nuk u përputhen me mënyren se si u zhvillua ky proces në përgjithësi.”

“Pra me këtë vendim, unë tërhieqem edhe nominalisht nga dega LDK-së”, ka thënë më tej ai në njoftim.