Tabloidi britanik, Daily Mail, ka zbuluar se skuadra e Southamptonit ka shfaruar interesim për sulmuesin e Barcelonës, Paco Alcacer.
Menaxheri i skuadrës nga Premierliga, Mauricio Pellegrino është në kërkim të një sulmuesi për afatin kalimtar të dimrit, pasi Southampton ka shënuar vetëm 5 gola në 7 ndeshje.
Pellegrino mendon se Alcacer mund t’i kryej punë. Kurse, edhe Alcacer është i gatshëm të gjej një klub të ri pasi trajneri Ernesto Valverde nuk po llogaritë shumë në të.